![Rruga e Arbrit, perfundon gjysma e kohes se koncesionit, punimet ende vazhdojne Rruga e Arbrit, perfundon gjysma e kohes se koncesionit, punimet ende vazhdojne](images/news/rruga arbrit punimet koncesioni.jpg)
Ndryshon projekti i rruges Qukes-Qafe Plloce. Rama:Ishte i manget, fshatrat nuk kishin akses
Projekti i rrugës Qukës – Qafë-Plloçë, pjesë e Korridorit Tiranë – Korçë (Korridori VIII), investim me vlerë 152 milionë dollarë, është rikonceptuar tërësisht nga e para.
Në projektin fillestar, sipas shpjegimeve të dhëna nga Kryeministri Edi Rama, nuk ishte parashikuar asnjë lidhje rrugore mes fshatrave, ndërsa tashmë ka të përfshirë 120 ura dhe nënkalime për banorët e zonave që përshkon kjo rrugë.Sipas Kryeministrit, që gjendej për inspektim në terren, në fondin e investimit nuk ishin parashikuar sinjalistika dhe elementet e domosdoshme të sigurisë. Segmenti rrugor me gjatësi 43.4 km së bashku me rrugën Tiranë-Elbasan, kanë një rëndësi të veçantë, pasi ai do të sigurojë një lidhje më të shpejtë dhe komode midis Portit të Durrësit dhe vendeve të tjera si Greqia, Turqia, Maqedonia, Bullgaria. Në këtë mënyrë, projekti e bën Shqipërinë vendin më të përshtatshëm për të kryer transitin nga vendet e Ballkanit drejt Europës dhe anasjelltas.
Po ashtu, rruga mundëson lidhjen e bizneseve dhe prodhuesve në zonat e Korçës, Pogradecit, Librazhdit dhe Elbasanit me tregjet e tjera kryesore të vendit. Një impakt të rëndësishëm zbatimi i këtij projekti, ka në zhvillimin e turizmit, duke krijuar premisat për një zhvillim më të qëndrueshëm të zonës turistike rrotull liqenit të Pogradecit. Korridori rrugor do të shërbejë si një by-pass për qytetin e Pogradecit, duke forcuar potencialin turistik të tij, duke eliminuar ndotjen në zonën e liqenit dhe të qytetit, për shkak të tranzitimit të mjeteve të tonazhit të rëndë. Projekti krijon përmirësime të dukshme të lëvizjes, duke bërë që distanca ndërmjet pikave të lidhura nga ky segment rrugor të shkurtohet me afro 8 km krahasuar me variantin ekzistues.
Ndërkohë, shpejtësia mesatare e lëvizjes së mjeteve rritet për arsye të shmangies së trafikut të rënduar përgjatë qytetit të Pogradecit. Drejtuesi i Autoritetit Rrugor (ARRSH) e njohu Kryeministrin Edi Rama me detaje të projektit dhe ecurinë e tij. “Jemi në segmentin e parë prej 15 kilometrash, që ka një fond prej 38 milionë dollarësh. Projekti ka një gjerësi prej 12.5 metrash dhe përmban edhe një numër të madh të veprave të artit. Ka pasur një problematikë lidhur me topografinë e projektit fillestar, ku kishte një disnivel prej 12 metrash. Faza tjetër që vazhdon, është loti i dytë, përfshin edhe një tunel që është duke u bërë”, u shpreh Dashamir Xhika, drejtues i ARRSH-së. Duke marrë parasysh specifikat e terrenit, drejtuesit e punimeve e informuan Kryeministrin se projekti i mëparshëm i vitit 2011, ka pasur mangësi. “Ka pasur defekte projekti i parë, ai që është realizuar në 2011-n. Nuk ka pasur të parashikuar asnjë nga parametrat e sigurisë”, u shpreh një prej tyre. Nga ana e tij, Kryeministri u shpreh se projekti ka marrë kohën e vet.
“Me të drejtë njerëzit nuk e kuptojnë, sepse i duan gjërat të bëra me shpejtësi. Por që të bëhen me shpejtësi të madhe duhen filluar që nga baza, ashtu siç duhen, jo t’u rikthehesh dhe njëherë themeleve, se përndryshe mund të bjerë e gjithë ngrehina”, tha Kryeministri. “Projekti ishte një mur me rrugë, ku asnjë nga njerëzit e gjithë kësaj hapësire nuk kishte asnjë lloj aksesi. Tani janë marrë masa që të gjitha komunitetet ta aksesojnë rrugën ashtu siç duhet, me parametra dhe standarde të përcaktuara. Njëkohësisht, për sa i përket çështjes së vaditjes, të mos ketë dëmtime dhe pengesa, për shkak të rrugës”, deklaroi Kryeministri Edi Rama. Në të njëjtën linjë, ministri i Transportit, Edmond Haxhinasto, tha se për të realizuar siç duhet vlerën sociale të kësaj rruge, duhet të realizohet patjetër lidhja me zonat e banuara, si dhe t’i kushtohet vëmendje punësimit nga kjo zonë. Deri më sot, në këtë vepër janë angazhuar 60 inxhinierë dhe 350 punonjës.
Aksioni
Ujësjellësi i Qafë-Thanës, gjysma e ujit shkonte për lavazhet
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, u ndal dje në ujësjellësin e Qafë-Thanës në Bashkinë e Përrenjasit, ku ka filluar puna për prerjen e lidhjeve të paligjshme. Ministri Haxhinasto tha se një nga objektivat kryesore të reformës së ujit është eliminimi i humbjeve në rrjetet e ujësjellësve, që shkon në 67%. “Menjëherë është bërë ndërhyrja në rrjet për të prerë lidhjet e paligjshme. Në ujësjellësin e Qafë-Thanës priten lidhjet e paligjshme që merrnin 290 litra/sek ujë të papaguar nga 500 litra/sek që është kapaciteti, e që shkonin për lavazh makinash, në vend që të shkonin në rubinetet e qytetarëve”, tha Haxhinasto. Pas Përrenjasit, aksione kundër lidhjeve të paligjshme do të shtrihen edhe në 60 bashkitë e tjera të vendit.
Më të lexuarat
![Rruga e Arbrit, perfundon gjysma e kohes se koncesionit, punimet ende vazhdojne Rruga e Arbrit, perfundon gjysma e kohes se koncesionit, punimet ende vazhdojne](images/news/rruga arbrit punimet koncesioni.jpg)
![Me shume te ardhura ne buxhetin e shtetit, ne 5 muaj u arketuan 287 mld leke Me shume te ardhura ne buxhetin e shtetit, ne 5 muaj u arketuan 287 mld leke](images/news/buxheti shtetit arketimet 5 mujor.jpg)
![Eksportet i rikthehen renies ne maj, bien me 12.4 per qind Eksportet i rikthehen renies ne maj, bien me 12.4 per qind](images/news/eksporte serish renie maj 2024.jpg)
![Ligji i ri per token, dixhitalizimi i kartelave te pasurive te paluajtshme perfundon ne 2027 Ligji i ri per token, dixhitalizimi i kartelave te pasurive te paluajtshme perfundon ne 2027](images/news/ligji pronat kartelat 2027.jpg)
![Rama: Tuneli i Llogarase hapet me 5 korrik, Dukat-Palase per 7 minuta Rama: Tuneli i Llogarase hapet me 5 korrik, Dukat-Palase per 7 minuta](images/news/tuneli llogarase hapet 5 korrik.jpg)
![18 ankande bonosh dhe obligacionesh ne korrik-shtator, vlera arrin 74.6 mld leke 18 ankande bonosh dhe obligacionesh ne korrik-shtator, vlera arrin 74.6 mld leke](images/news/bsh ankande letra vlere korrik shtator.jpg)
![130 mln leke per rrugen e vjeter Fier-Vlore, ARRSH gati tenderin per rehabilitimin 130 mln leke per rrugen e vjeter Fier-Vlore, ARRSH gati tenderin per rehabilitimin](images/news/fier vlore aksi vjeter tender rehabilitim.jpg)
![Nendeklarimi i pagave, INSTAT: Mbi 55 per qind e punonjesve nuk arrijne rrogen mesatare Nendeklarimi i pagave, INSTAT: Mbi 55 per qind e punonjesve nuk arrijne rrogen mesatare](images/news/nendeklarimi pagave instat raporti.jpg)
![Media australiane: Shqiperia, perle e turizmit evropian ne zhvillim Media australiane: Shqiperia, perle e turizmit evropian ne zhvillim](images/news/turizmi shqiperi media australiane.jpg)
![Shqiperia, me perqindjen me te larte te popullsise ne prag varferie ne Europe Shqiperia, me perqindjen me te larte te popullsise ne prag varferie ne Europe](images/news/shqiperia niveli varferise europe raporti.jpg)